21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Italianët votojnë dy ditë për referendumet që synojnë lehtësimin e marrjes së shtetësisë dhe mbrojtjen në punë

Itali – Zyrtarisht nis këtë të diel votimi dy-ditor në referendume me objekt ndryshimet në ligjin për shtetësinë dhe të drejtat në vendet e punës, që synojnë përmirësimin e integrimit për mijëra banorë të vendit me origjinë të huaj.

Propozimet, të mbështetura nga sindikata kryesore italiane dhe partitë opozitare të majta, synojnë të lehtësojnë marrjen e shtetësisë për fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj dhe të forcojnë mbrojtjen e punëtorëve.

Një nga zërat më të njohur që ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votim është këngëtari Ghali, i lindur në Milano nga prindër tunizianë, i cili ka theksuar rëndësinë e referendumeve. “Kam lindur këtu, gjithmonë kam jetuar këtu, por e kam marrë shtetësinë vetëm kur mbusha 18 vjeç,” ka thënë ai, duke kërkuar që të votohet për uljen e periudhës ligjore për aplikimin nga 10 në 5 vjet.

Në qendër të reformës janë rreth 2.5 milionë të huaj që jetojnë në Itali dhe nuk kanë ende shtetësi italiane. Ndryshimet do t’u mundësonin këtyre personave qasje më të lehtë në të drejta civile, politike dhe në punësim, duke i përafruar ligjet italiane me shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, rreziku më i madh qëndron te pjesëmarrja e ulët në votime. Kryeministrja Giorgia Meloni ka njoftuar se do të shkojë në qendrën e votimit, por nuk do të votojë, gjest që ka ngjallur kritika nga e majta, e cila e konsideron këtë si pengesë për arritjen e kuorumit të nevojshëm për vlefshmërinë e referendumeve.

Analistët paralajmërojnë se nëse pjesëmarrja në votime nuk arrin të paktën 50% plus një votues, referendumi mund të dështojë, duke e lënë të pandryshuar ligjin e aktual për shtetësinë dhe të drejtat e punës në Itali.

Në fokus të këtij procesi është integrimi dhe njohja e të drejtave për brezin e dytë të italianëve me prejardhje të huaj, të cilët shpesh ndihen të margjinalizuar në shoqërinë italiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...