24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Po sulmohemi”: Flota e Lirisë ndalohet nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare, aktivistët e dorëzuar – Greta Thunberg mes të ndaluarve

Një aksion dramatik ndodhi në Mesdheun Lindor, ku ushtria izraelite ndërhyri ndaj Flotës së Lirisë, një grup anijesh që synonin të dërgonin ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Anija kryesore, Madleen, ku ndodhej edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, u ndalua me forcë nga forcat speciale izraelite në ujërat ndërkombëtare.

Sipas raportimeve të Koalicionit të Flotiljes së Lirisë, Izraeli përdori fillimisht dronë dhe një substancë të bardhë për të neutralizuar lundrimin e anijes. Aktivisti brazilian Thiago Ávila, nga bordi i anijes, bëri një thirrje dramatike për ndihmë:

“Po sulmohemi. Ju lutem, ndizni alarmin, ata po lëshojnë shumë substanca dhe objekte ndaj nesh. Dronët më të rrezikshëm janë sipër nesh. Po interferojnë në radiomarrësin tonë, po thonë gjëra të çuditshme duke interferuar komunikimin tonë. Po e bëjnë këtë që të mos marrim ndihmë.”


Aktivistët dorëzohen me duar lart: “Na kanë rrëmbyer në ujërat ndërkombëtare”

Pas ndërhyrjes me dronë dhe mjete elektronike, forcat izraelite zbarkuan në anije dhe ndaluan të gjithë aktivistët. Në video të shpërndara nga vetë pjesëmarrësit para sekuestrimit, ata shihen me duart lart dhe të dorëzuar, ndërsa ushtarët u ofrojnë ujë dhe ushqim.

Një mesazh i regjistruar i njërit prej aktivistëve dëshmon rëndësinë që ata i dhanë kësaj ngjarjeje:

“Nëse e shikoni këtë video, do të thotë se ne jemi rrëmbyer në ujërat ndërkombëtare nga forcat pushtuese të Izraelit, apo forcat që mbështesin Izraelin. U bëj thirrje të gjithë miqve të mi, familjarëve apo shokëve që të bëjnë presion në qeverinë e Suedisë për të më liruar mua dhe të tjerët sa më shpejt që të jetë e mundur.”


Izraeli ironizon aksionin: “Jahti i Selfie-ve” – premton dërgimin e ndihmave në Gaza

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Izraelit reagoi me një ton ironik ndaj ngjarjes, duke e quajtur iniciativën “Jahti i Selfie-ve”. Në deklaratën e saj zyrtare theksohet se:

“Të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe pritet që të kthehen në vendet e tyre respektive.”

Izraeli shtoi se ndihmat humanitare që mbante Flota e Lirisë do të dërgohen në Gaza përmes kanaleve zyrtare humanitare.

Ministria izraelite po ashtu ka njoftuar se para se Thunberg të kthehet në Suedi, do t’i tregohet asaj dokumentacion mbi mizoritë e kryera nga Hamasi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4...

0
Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me...