Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pas një konflikti të ndodhur në fshatin Çermë-Sektor, ku ai ka goditur me thikë një 64-vjeçar.
Forcat e rendit sekuestruan mjetin prerës që u përdor në ngjarje.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.






