14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Murale përkujtimore për dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Vlorë

Miq dhe të afërm të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit kanë realizuar një mural në përkujtim të dy të rinjve, të cilët humbën jetën tragjikisht më 1 qershor në një aksident me motor në Vlorë.

Në krijimin e muraleve kanë marrë pjesë edhe shokë klase dhe nxënës të Shkollës Industriale “Pavarësia”, ku të dy ishin duke ndjekur mësimet e tyre profesionale. Vepra është pikturuar në vendin ku ndodhi aksidenti fatal, ku shenjat e përplasjes dhe kurora lulesh përkujtojnë viktimat.

Ngjarja tronditi qytetin: të rinjtë u përplasën me një shtyllë ndriçimi rrugor gjatë kthimit në shtëpi me motor. 19-vjeçari Llanaj humbi jetën në vend, ndërsa Tomor Mbrati, më i ri në moshë, ndonëse u transportua i plagosur në spital, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Të dy djemtë, nxënës të një shkolle profesionale dhe punëtorë në një servis për të mbajtur familjet, ishin shembull i përkushtimit dhe përgjegjshmërisë. Me rrogën e tyre kishin blerë motorin që fatkeqësisht u mori jetën.

Ky mural dhe përkujdesja e komunitetit reflektojnë dhimbjen dhe nderimin për dy djemtë e rinj, të cilët lanë një boshllëk të madh në zemrat e familjes dhe shokëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...