29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

“Nga Dubai në Tiranë” – Ekstradohen dy të shumëkërkuar të botës së krimit, mes tyre vëllai i të penduarit Nuredin Dumani

Dy emra të njohur të botës së krimit do të ekstradohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, si rezultat i një operacioni të suksesshëm të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet e Dubait.

Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, është njëri prej të arrestuarve. Ai rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për vrasje dhe vjedhje me armë. Arrestimi i tij në Dubai konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj rrjeteve kriminale që prej kohësh janë në vëzhgim të organeve ligjzbatuese.

Në të njëjtën kohë, autoritetet presin gjithashtu ekstradimin e Armis Stafës, i cili akuzohet për pastrim parash në funksion të grupit kriminal të Franc dhe Hajdar Çopjas, një ndër organizatat më të përfolura të krimit të organizuar në Elbasan.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se “si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai në Shqipëri të këtyre shtetasve të shumëkërkuar”.

Operacioni shënon një tjetër sukses në përpjekjet për të shtrirë luftën kundër krimit të organizuar përtej kufijve të vendit dhe rikthen në qendër të vëmendjes lidhjet e forta midis familjarëve të të penduarve dhe strukturave kriminale ende aktive në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...