29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

“Presheva nuk është temë dialogu” – Një raund i ri negociatash mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, BE me rol të ri ndërmjetësimi

Një raund i ri i dialogut teknik mes Beogradit dhe Prishtinës u zhvillua dje në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rreth orës 14:00 nisi takimi trepalësh, në të cilin morën pjesë delegacionet e të dyja palëve dhe ndërmjetësit evropianë, me drejtimin për herë të parë të zyrtarit të BE-së, Peter Sorensen.

Delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovën dhe kryenegociatori teknik Petar Petkoviç, përbëhej nga ekspertë të shumtë. Në një postim në rrjetet sociale, Petkoviç theksoi atmosferën e përgatitjes në delegacionin serb, pak para nisjes së bisedimeve me palën kosovare.

Ky takim pason raundin e mëparshëm të zhvilluar më 2 qershor, kur zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Petkoviç kishin zhvilluar takime të ndara me Sorensenin. Megjithatë, takimi trepalësh i asaj date u anulua për shkak të vonesave nga pala serbe.

Në deklaratën e tij pas takimit të 10 qershorit, Bislimi konfirmoi se në agjendë ishin edhe diskutimet për qasjen e re të BE-së në procesin negociator, përfshirë përgatitjen e fazës së lartë politike nën drejtimin e kryediplomates së re të BE-së, Kaja Kallas. Ai theksoi gjithashtu se kishte ngritur çështjen e mbështetjes për shqiptarët në Luginën e Preshevës, në veçanti përmes ndihmës për fermerët e vegjël.

Por nga ana tjetër, Petkoviç e ka përjashtuar kategorikisht këtë temë nga dialogu. Ai deklaroi se i ka komunikuar qartë Bashkimit Evropian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë pjesë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...