22.6 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

“Verë intensive trajnimi” – PS nis Akademinë Politike për 53 deputetët e rinj: Lektori i parë, Edi Rama

Partia Socialiste ka vendosur të përgatitë fuqishëm grupin e saj të rifreskuar parlamentar, duke nisur një shkollë verore intensive për 53 deputetët që do të ulen për herë të parë në Kuvend, përfshirë edhe 9 ministra aktualë.

Duke përmbysur funksionin tradicional të Akademisë Politike si një platformë për hyrjen në politikë, këtë herë PS e kthen atë në një trajnim të detyrueshëm për figurat e reja që tashmë kanë fituar mandat. Qëllimi është qartësisht i dyfishtë: familjarizimi me procedurat legjislative dhe ndërtimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme me elektoratin, sidomos për ata që kanë hyrë përmes listave të mbyllura.

Shkolla do të nisë më 20 qershor dhe do të zhvillohet çdo fundjavë në selinë rozë, deri në fund të korrikut. Lektori i parë do të jetë vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa më tej përvojën e tyre do ta ndajnë Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Niko Peleshi, dhe figura të tjera me eksperiencë në drejtimin e grupit parlamentar dhe të Kuvendit.

Një tjetër komponent kyç i trajnimeve do të jetë integrimi evropian dhe përfaqësimi ndërkombëtar i Shqipërisë, me leksione nga ministrja Adea Pirdeni dhe ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Partia Socialiste synon që para shtatorit, kur nis sesioni i ri parlamentar, deputetët e rinj të jenë jo vetëm të përgatitur profesionalisht, por edhe të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tyre ndaj partisë që po qeveris për të katërtin mandat radhazi. Me këtë strategji, PS përpiqet të minimizojë rrezikun e “amatorizmit parlamentar” dhe të konsolidojë një elitë të re politike që flet me zë të vet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...