21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Tragjedia ajrore në Indi – Rrëzimi i “Boeing 787 Dreamliner” i Air India, mbi 200 viktima të konfirmuara

Një aksident ajror me përmasa tragjike ka ndodhur në qytetin Ahmedabad, në Indinë Perëndimore, vetëm një minutë pas ngritjes nga aeroporti lokal. Avioni i linjës Air India, një “Boeing 787 Dreamliner”, me destinacion Londrën, është rrëzuar dhe shpërthyer në flakë në një zonë të banuar, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe dhjetëra viktima.

Sipas të dhënave fillestare, në bord ndodheshin 242 persona – 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Nga dëshmitë në terren dhe raportet e para, deri tani janë konfirmuar 208 trupa të pajetë, ndërsa mbetet e paqartë sa prej tyre ishin në avion dhe sa ishin banorë të zonës ku avioni u rrëzua.

Pamje të rënda dhe ndërtesa të shkatërruara

Dëshmitarët në vendngjarje kanë përshkruar pamje makabre me trupa të djegur të shpërndarë nëpër rrugë dhe ndërtesa të shkatërruara, përfshirë edhe rezidencën e një fakulteti mjekësor, ku ndodheshin studentë në momentin e përplasjes. Të paktën dy studentë janë në kujdes intensiv sipas BBC.

Si ndodhi aksidenti?

Avioni humbi kontaktin me qendrën e kontrollit të trafikut ajror vetëm pak sekonda pas ngritjes në orën 13:38, duke udhëtuar me një shpejtësi prej 322 km/h. Një video e regjistruar nga banorët tregon avionin duke u përpjekur të fitojë lartësi, por më pas ai përplaset mbi ndërtesat pranë aeroportit.

Autoritetet janë duke hetuar dy pista kryesore:
• një defekt mekanik i rëndë, veçanërisht në sistemin hidraulik ose tek flapat, që ndihmojnë në ngritjen e avionit
• ose gabim njerëzor.

Flapat duket se nuk ishin në pozicionin e duhur për ngritje, sipas analizës së videove të publikuara.

Komunikimi i fundit

Sipas Drejtorisë së Aviacionit Civil të Indisë (DGCA), kontrolli i trafikut ajror mori një thirrje emergjente nga piloti pak sekonda para rrëzimit.
Kapiteni i fluturimit ishte Sumeet Sabharwal, me mbi 8200 orë përvojë, ndërsa oficeri i parë ishte Clive Kundar, me 1100 orë fluturimi.

Përbërja e pasagjerëve

Sipas Reuters, në bord ishin:
• 169 shtetas indianë
• 53 britanikë
• 7 portugezë
• 1 kanadez

Një listë zyrtare me emrat e viktimave nuk është publikuar ende.

Reagimi i Kryeministrit Modi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, reagoi menjëherë pas ngjarjes:

“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe trishtuar thellësisht. Është një dhimbje e papërshkrueshme. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur. Po ndjek nga afër zhvillimet.”

Hetimi ndërkombëtar

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë ekspertë të Boeing, NTSB amerikane dhe prodhuesit të motorëve, për të asistuar në hetimin e shkaqeve. Avioni Boeing 787 Dreamliner është një nga më të përdorurit për fluturime ndërkontinentale dhe ky aksident ngre pikëpyetje të mëdha për sigurinë dhe mirëmbajtjen e flotës.

India, që ka investuar miliarda në zgjerimin dhe modernizimin e lidhjeve ajrore, përjeton sot një nga tragjeditë më të rënda ajrore të dekadës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...