17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Berisha publikon pamje nga kamerat e sigurisë: “Prova të reja për manipulim masiv në zgjedhjet e 11 Majit”

Tiranë, 14 qershor 2025 – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar të premten disa pamje filmike që, sipas tij, provojnë manipulime flagrante gjatë procesit zgjedhor të 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se videot janë marrë nga kamerat e sigurisë të instaluara në qendrat e votimit dhe faktojnë “alegjitimitetin e plotë të procesit zgjedhor”.

“Kam zgjedhur sot vetëm 6 video nga mbi 60 mijë pamje të analizuara,” u shpreh Berisha, duke theksuar se këto pamje janë “fytyra e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit” dhe pasqyrojnë “një farsë zgjedhore të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama dhe mbrojtur nga Altin Troplini dhe banda e tij”.

Në videot e prezantuara, Berisha përshkroi skena ku komisionerët, sipas tij, kontrollonin votat e qytetarëve në mënyrë të paligjshme, manipulonin fletët e votimit, apo sillnin vota nga jashtë pa identifikim. “Ky komisioner fut dorën në kuti, nxjerr votën, e kontrollon dhe sigurohet nëse votuesi ka respektuar porosinë për të cilën është paguar,” deklaroi ai.

Berisha theksoi gjithashtu se disa persona kanë votuar me dy e deri në katër fletë votimi, duke i quajtur “votues profesionistë” të paguar për të falsifikuar rezultatin. “Ky është kontroll më i ulët dhe më i poshtër mbi votën e qytetarëve se çdo diktaturë,” tha ai, duke shtuar se “të gjitha këto veprime kriminale mbrohen nga Altin Troplini dhe struktura të përfshira në krim elektoral”.

Në përfundim të fjalës së tij, kreu i opozitës ftoi qytetarët dhe mediat të ndjekin me vëmendje videot për të kuptuar thellësinë e asaj që ai e quajti “krim zgjedhor i pashembullt në historinë e Shqipërisë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...