19.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Policia ndalon Astrit Sinanajn, i dënuar me 22 vite burg për disa vepra të rënda penale

Tiranë, 14 qershor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorit, të datës 13.06.2025, duke ndaluar shtetasin Astrit Sinanaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Sinanaj ishte shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila e kishte dënuar me 22 vjet burgim, nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 13 vite.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale:

“Vrasja me dashje”, kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;

“Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Policia thekson se ndalimi i tij është pjesë e operacioneve të vazhdueshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre përpara drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...