19.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Emigranti shqiptar që shpëtoi dy fëmijë në lumin Arakhtos, fiton nënshtetesine greke

Goga Levian, emigranti shqiptar i njohur si “Leo i fshatit” në Neohori të Artës, ndodhet në spital pas shfaqjes së problemeve të frymëmarrjes dhe gëlltitjeve të forta, pas aktit të tij heroik për shpëtimin e dy fëmijëve që po mbyteshin në lumin Arakhtos.

Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile dhe nuk ka shqetësime serioze. Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, urdhëroi menjëherë dërgimin e tij me ambulancë për ekzaminime të detajuara në spitalin e Artës.

Goga Levian, 41 vjeç, emigrant nga Berati, jeton prej 24 vjetësh në Greqi me familjen e tij dhe njihet për guximin e jashtëzakonshëm me të cilin u hodh në ujërat e rrëmbyeshëm për të shpëtuar dy fëmijë të mitur. Ai arriti të nxirrte nga uji një prej tyre, ndërsa tjetri u shpëtua pak më vonë nga banorët e tjerë.

Në një intervistë për mediat greke, Levian theksoi se veprimi i tij ishte thjesht një detyrim njerëzor: “Fëmijët. Vetëm ata mendoj,” tha ai. Përveç trajtimit mjekësor, Goga do të nderohet me shtetësinë greke nderi për aktin e tij heroik.

“Ai fëmijë ishte në moshën e vajzës sime. Nuk kishte rëndësi kush ishin, çfarë etnie apo feje. Unë jam një i huaj, por jam njeri. I bëra atë që do të bëja çdo baba,” tregon ai për mediat me një zë të dridhur.

Goga Levian është një njeri i thjeshtë që nuk kërkon asnjë shpërblim për veprën e tij heroike. “Uroj që ata të jetojnë, të zgjohet dhe të jetojnë jetën e tyre,” thotë ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...