19.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Adriana Matoshi dorëzon deklarimin e pasurisë për vitin 2025: Veturë dhuratë dhe kredi për renovimin e shtëpisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi ka dorëzuar pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit deklarimin e saj të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2025, ku ka pasqyruar të ardhurat dhe pasuritë e saj gjatë vitit 2024.

Sipas dokumentit të publikuar, Matoshi zotëron një veturë Fiat në vlerë prej 13 mijë eurosh, dhuratë nga ish-bashkëshorti i saj, që aktualisht figuron në pronësi të prindërve të saj. Po ashtu, ajo ka në pronësi të prindërve një shtëpi prej 66 metra katrorë, ndërtuar në vitin 1990, e vlerësuar në 400 mijë euro.

Deputetja ka deklaruar gjithashtu një kredi prej 15,800.03 euro në NLB Bankë, të marrë në nëntor 2024 për renovimin e shtëpisë, me një afat shlyerjeje 24 muajsh. Deri tani, ajo ka paguar një pjesë dhe i mbetet për të shlyer një borxh prej 13,210.56 euro.

Në aspektin financiar, Matoshi ka në llogaritë bankare 8,809.81 euro, të grumbulluara nga paga dhe kredi.

Të ardhurat e saj vjetore përfshijnë 21,336.12 euro nga paga si deputete në Kuvendin e Kosovës, 6,963 euro nga puna si prezantuese në Festivalin “Fest 62” në RTSH Tiranë gjatë janarit-shkurt 2024, dhe 240 euro nga shtesa e kompensime të ndryshme nga Ministria e Financave.

Në deklarim, ajo nuk ka raportuar prona të regjistruara në emër të saj, aksione, kriptovaluta, donacione politike apo letra me vlerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...