22.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Makabritet në Itali – Shqiptarja 45-vjeçare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti në mes të parkut në Tolentino

Tolentino, Itali – Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tolentino-s, në zonën e Maceratës, ku një grua me origjinë shqiptare është vrarë me thikë në mes të një parku publik, përpara syve të kalimtarëve.

Viktima është Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, e cila punonte si kujdestare në zonë. Ajo u sulmua teksa ishte në rrugë për në punë, në parkun përballë via Bennaduci, pak para orës 20:00.

Autori i dyshuar i vrasjes është ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, i cili sipas dëshmitarëve nuk bëri asnjë përpjekje për t’u larguar. Kur mbërriti policia, ai ndodhej i ulur në një stol në afërsi të trupit të pajetë dhe tha thjesht: “Bëra atë që duhej të bëja.”

Një dëshmitar që ndodhej pranë vendngjarjes tregon:
“Dëgjova një britmë dhe dola nga bari. Gruaja ishte shtrirë në tokë, ndërsa burri vazhdonte ta godiste me shqelma, edhe pasi e kishte plagosur me thikë.”

Sipas burimeve hetimore paraprake, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autoritetet italiane kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa ngjarja ka tronditur thellë komunitetin vendas dhe atë shqiptar në Itali.

Ky është një tjetër rast tragjik dhune në familje, që ngre alarmin për nevojën urgjente të parandalimit dhe mbrojtjes së grave nga situata të rrezikshme, veçanërisht në rastet kur ka histori konflikti apo probleme të shëndetit mendor nga partnerët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...