22.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Heidi Baci rrëfen për dashurinë, sakrificën dhe Zotin: “Do sakrifikoja parajsën për dashurinë”

 

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Heidi Baci, është rikthyer në ekran me një dimension tërësisht të ri: atë të poetes. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Heidi promovoi librin e saj të parë me poezi, të titulluar “Liminal”, duke ndarë për publikun jo vetëm pasionin për poezinë, por edhe pjesë nga filozofia e saj jetësore dhe shpirtërore.

Në një bisedë intime me moderatoren Gerta Gixhari, Heidi u ndal te një nga vargjet më të forta dhe emocionalisht të ngarkuara të librit:

“Do sakrifikoja parajsën, sepse do jepja gjithçka për të të pasur, gjithçka për të të dashur.”

E pyetur për domethënien e thellë të këtij vargu, Heidi e lidh atë me një nga poezitë më dramatike të librit, të titulluar “Shekspiri” – një poezi që trajton dashurinë si një ndjenjë tragjike dhe shpesh të dënuar me fund.

“Është shumë shekspiriane, dramë e vërtetë. Bëhet fjalë për një dashuri që është e destinuar të mbarojë. Një njeri anulon veten për dashurinë, e vret veten në kuptimin metaforik – sepse do të ngrijë një çast përgjithmonë,” – rrëfeu Heidi me një ton të ndjerë.

Duke zbuluar edhe një anë më pak të njohur të vetes, Heidi tregoi se është një person shumë fetar, dhe se Zoti është i pranishëm në shumë nga vargjet e saj. Pikërisht për këtë arsye, ajo e sheh frazën “do sakrifikoja parajsën” si një deklaratë ekstreme dashurie, që shkon kundër dogmave dhe bindjeve të saj shpirtërore – një akt sublim që vendos dashurinë njerëzore përpara shpëtimit hyjnor.

“Kur ti vret veten, qoftë edhe metaforikisht, shkon kundër disa parimeve fetare. Kështu që sakrifikon parajsën për dikë tjetër,” – sqaroi ajo.

Rrëfimi i Heidi Bacit u prit me shumë emocion nga publiku, ndërsa prezantimi i “Liminal” shënon një kthesë të re në rrugëtimin e saj artistik – nga ekranet e realitetit televiziv drejt një hapësire më intime dhe reflektuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...