22.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Loredana Brati rrëfen me sinqeritet: “Nuk kam qenë mirë pas Big Brother, po përpiqem ta rikuperoj veten”

Ish-banorja e Big Brother VIP 4, Loredana Brati, e njohur për natyrën e saj spontane dhe sensin e humorit që fitoi simpatinë e publikut, është rrëfyer sot me shumë ndjeshmëri në emisionin “Goca dhe Gra”.

Në një intervistë të ndjerë, Loredana zbuloi se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ka kaluar një periudhë jo të lehtë për shëndetin e saj mendor dhe emocional.

“Eksperienca brenda Big Brother nuk ka qenë aq e lehtë. Unë i ndjej shumë energjitë, e gjitha ndikoi në mirëqenien time. Pata një farë sinjali kur nuk kisha më uri si më parë… nuk kam qenë aq mirë,” – u shpreh ajo me emocion.

Ajo tha se videot që pa pas daljes nga formati e prekën thellë dhe e bënë të reflektojë për ndikimin që kishte përjetuar brenda shtëpisë.

“Videot që shikoja kur dola, ishin një thikë në plagë. Vendosa të rrethohesha me njerëz të besueshëm dhe që më jepnin pozitivitetin që më mungonte. E kam parë që nuk kisha më dritën kur hyra në Big Brother. Tani po përpiqem ta rikuperoj,” – rrëfeu Loredana, duke shtuar se ende nuk është në formën e saj më të mirë.

Sa i përket marrëdhënies së përfolur me Jozin, një tjetër ish-banor i edicionit, Loredana preferoi të ruajë privatësinë:

“E kam kërkuar ta analizoj. Ndjenjat, veten… në raport me palën tjetër. Nuk ndihem mirë të flas për këtë muhabet. Kjo është arsyeja përse nuk kam folur, nuk ndihem akoma gati. Do vijë momenti dhe do i them të gjitha.”

Në fund, ajo theksoi se sinqeriteti ka qenë gjithmonë vlera që publiku ka çmuar më shumë tek ajo dhe se tani i duhet vetëm pak kohë për të rigjetur veten.

Një rrëfim i hapur, që dëshmon se realiteti pas ekranit shpesh ka një peshë të madhe për personazhet që bëhen pjesë e tij – dhe se kurajoja për të treguar të vërtetën është një formë tjetër e forcës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...