26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Aksident në rrugën “Livadhja-Shalës”, 33-vjeçari arrestohet – nëna e tij në gjendje të rëndë në Traumë

Vlorë, 17 qershor 2025 – Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në rrugën “Livadhja-Shalës”. I riu, i identifikuar me inicialet A. Xh., banues në Livadhja, humbi kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, duke bërë që ai të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, u plagos rëndë pasagjerja në motomjet – nëna e tij, 59-vjeçarja A. Xh., e cila u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim intensiv.

Policia bëri me dije se ndaj drejtuesit të motomjetit është marrë masa e ndalimit dhe hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të plagosurës mbetet kritike. Autoritetet po punojnë për të verifikuar nëse drejtuesi i mjetit kishte lejen përkatëse për drejtimin e motomjetit dhe nëse janë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...