26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Shqiptari në listën e zezë të Europolit – Kërkohet për vrasje të egër në Gjermani

 

Halle, Gjermani – Një 34-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane dhe Europoli, si autor i një vrasjeje makabre që tronditi qytetin e Halle-s në vitin 2019.

Shpendi Malo, emri që sot ndodhet në listën e 20 kriminelëve më të kërkuar të Europës, akuzohet për vrasjen brutale të një 27-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende publik.

Sipas Policisë Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), ngjarja ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar pranë qytetit, ku Malo dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Pasi ka kryer krimin, ai ka fshehur trupin në një kanal dhe e ka mbuluar me gjethe, në përpjekje për të eliminuar çdo gjurmë.

Trupi i pajetë u zbulua rastësisht vetëm katër ditë më vonë nga kalimtarë të zonës, ndërsa autori kishte braktisur menjëherë Gjermaninë, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Prej asaj kohe, Malo rezulton i zhdukur, ndërkohë që ndodhet në listën më të zezë të Europolit, përbri emrave të përfshirë në rrjete të krimit të organizuar, drogë dhe trafik ndërkombëtar.

Autoritetet gjermane dhe ato europiane kanë shpërndarë të dhënat e tij në të gjitha pikat kufitare dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion për vendndodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë policinë.

Vrasja në Halle ngre sërish alarmin për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë në vepra të rënda penale jashtë vendit dhe rikthen në fokus nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar në Evropë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...