10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rinumërimi i fletëve të votimit nis të martën – në fokus Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të martën do të nisë procesi i rinumërimit të fletëve të votimit për disa nga qarqet më të rëndësishme të vendit: Tiranë, Fier, Durrës si dhe kutitë zgjedhore të Bashkive Peqin dhe Gramsh, që i përkasin Qarkut të Elbasanit.

Procesi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të përfshijë 25 grupe numërimi të përbëra nga stafi i KQZ-së, ndërsa partitë politike do të jenë të pranishme me vëzhguesit e tyre.

Hapja nis nga Peqini dhe Gramshi

Sipas kalendarit zyrtar, të parat që do të hapen janë 97 kutitë e votimit nga Peqini dhe Gramshi, aty ku opozita ka ngritur akuza për manipulim të rezultatit përmes fenomenit të ashtuquajtur “treni bullgar”. Në këtë qark, PS mori 10 mandate, ndërsa PD 4.

Tirana, vatra më e madhe e rinumërimit

Më pas, fokusi do të zhvendoset në 1282 kutitë e Qarkut të Tiranës, ku zgjedhjet e 11 majit prodhuan një ndarje të tillë:

  • PS: 19 mandate

  • PD: 13 mandate

  • Mundësia: 2 mandate

  • Lëvizja Bashkë, “Shqipëria Bëhet” dhe PSD: nga 1 mandat secila

Në këtë fazë, do të bëhet fillimisht verifikimi i votave për partitë politike, dhe më pas do të kalohen në votat për kandidatët në listat e hapura.

Fier dhe Durrës – në fund të procesit

Qarku i Fierit do të ndjekë të njëjtën procedurë, me 580 kuti votimi për t’u rinumëruar. Në këtë zonë elektorale PS mori 12 deputetë, ndërsa PD 4.

Procesi do të përmbyllet me Qarkun e Durrësit, ku do të hapen 275 kuti, përfshirë edhe kutitë e votave të diasporës dhe materiale zgjedhore shtesë. Në këtë qark bregdetar, PS dhe PD ndanë respektivisht 8 dhe 6 mandate.

Procesi pritet të zgjasë një muaj

Burime zyrtare nga KQZ bëjnë me dije se procesi i rinumërimit pritet të zgjasë rreth një muaj, për shkak të numrit të reduktuar të tavolinave të numërimit – vetëm 1/6 e atyre të përdorura gjatë natës zgjedhore të 11 majit. Kjo nënkupton se kohëzgjatja e procesit do të jetë deri në gjashtë herë më e madhe.

Ky është një moment kyç për besueshmërinë e procesit zgjedhor, sidomos mes pretendimeve të opozitës për manipulim të rezultatit në disa qarqe. Të gjithë sytë do të jenë nga rinumërimi – i cili mund të sjellë edhe lëvizje në shpërndarjen e mandateve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...