26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Peleshi i drejtohet opozitës: S’vini në komisione, pastaj pyesni pse nuk ka pr.ligje – PS po punon vetëm

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka kritikuar ashpër opozitën për mungesën sistematike në punimet e komisioneve parlamentare, duke e konsideruar këtë si arsye kryesore për vonesat në shtimin e projektligjeve.

Në një deklaratë gjatë seancës plenare, Peleshi theksoi se mazhoranca është e vendosur të çojë përpara një axhendë të ngarkuar legjislative deri në përfundim të sesionit parlamentar përpara pushimeve verore.

“Grupi jonë është për të ecur para me një axhendë të ngarkuar, deri në fund, para se Kuvendi të nisë pushimet. Kemi shumë punë para, janë rreth 20 akte për t’u miratuar,” u shpreh ai.

Peleshi shtoi se puna e Kuvendit nuk ndodh vetëm të enjten në seancë plenare, por zhvillohet gjatë gjithë javës në komisione, ku sipas tij, opozita mungon pothuajse totalisht.

“Ju nuk vini në komisione dhe pastaj kërkoni pse nuk shtohen projektligjet. Ejani t’i shtojmë të gjitha, por dikush duhet të punojë, dikush duhet të vijë në mbledhje.”

Sipas tij, Partia Socialiste është detyruar të mbajë barrën e të gjithë procesit legjislativ për shkak të bojkotit de facto të opozitës në komisione.

“Ju bëni vetëm seancën tuaj të zakonshme, të fjalës për procedurë dhe diskutimet jashtë rendit të ditës,” tha ai, duke shtuar se “me ju apo pa ju, ne do ta mbyllim me sukses këtë sesion parlamentar për të nisur në shtator”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...