11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Shehu përplasjet në Kuvend: “Po e çoni Parlamentin në pushime të pajustifikuara – Sillni projektligjin për familjen dhe gjenocidin në Kosovë”

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar me tone të ashpra në Kuvend, duke akuzuar mazhorancën dhe kryetaren e Kuvendit për zvarritje të qëllimshme të projektligjeve të rëndësishme dhe për “shkatërrim të anës proceduriale” të punës parlamentare.

Gjatë diskutimeve, Shehu u shpreh i shqetësuar për një tendencë të mazhorancës për të çuar Parlamentin në pushime pa përmbushur detyrimet legjislative:

“Parlamenti të bëjë pushimet… punimet…. Nëse do e fusni Parlamentin për pushime të pajustifikuara… Zonja kryetare, ju po shkatërroni plotësisht anën proceduriale të procesit.”

Ai akuzoi kryetaren dhe shumicën për mbajtjen pezull të disa projektligjeve të depozituara nga opozita:

“Janë paraqitur projektligje nga ne, ju po i shtyni, nuk po i sillni. Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë, e shtytë, e latë jashtë, nuk e keni sjellë.”

Një tjetër çështje që Shehu theksoi ishte projektligji për mbrojtjen e familjes dhe kundër konceptit të “prindit një dhe prindit dy”, për të cilin ai kërkoi që të përfshihet në seancat e mbetura të këtij sesioni:

“Kështu edhe për atë me dy gjini, prindi një e prindi dy – qëllimisht nuk po e sillni, po dëmtoni rëndë familjen. Ta kalojmë në një nga dy seancat e mbetura atë projektligj, por unë i di votat tuaja, thelbin për shoqërinë njerëzore dhe familjen – ndaj silleni ta kalojmë.”

Deklaratat e Shehut erdhën në një klimë të tensionuar politike mes mazhorancës dhe opozitës, ndërkohë që afron fundi i sesionit parlamentar dhe pritet mbyllja e disa nismave ligjore në pritje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...