23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Dhërmi – Goditen dy raste të shitjes së drogës, arrestohen një malajzian dhe një britanik

Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të bregdetit dhe si rezultat ka goditur dy raste të shitjes së lëndëve narkotike në fshatin Dhërmi. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me policinë vendore.

Të arrestuarit janë:

  • J. S., 30 vjeç, shtetas malajzian, i akomoduar në një banesë në Dhërmi, ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan doza cannabis sativa dhe kokainë.

  • O. S., 22 vjeç, shtetas britanik, të cilit gjatë kontrollit fizik iu zbuluan doza kokainë dhe tableta ekstazi.

Të gjitha lëndët narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Policia e Vlorës njofton se do të vijojë kontrollet në zonat turistike për të garantuar sigurinë gjatë sezonit veror.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...