26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Taulant Balla ironizon opozitën në Kuvend: “Kësi hallesh paçi gjithmonë…”

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka ironizuar kërkesat e deputetëve të opozitës gjatë debatit në seancën plenare të sotme në Kuvend, duke komentuar zgjatjen e diskutimeve për shtyrjen e seancës nga e enjtja në të hënën.

Duke u drejtuar me ironi demokratëve, Balla u shpreh:

Kësi hallesh paçi gjithmonë… Zotrote ke qenë ca kohë në qeveri të drejtuar nga Edi Rama në fakt. Është e kotë që harxhoni energji, edhe pse po flasim për një ligj për eficencën energjetike… U morët 30 minuta pse u shty seanca nga e enjtja në të hënën. Na lini të vijojmë me prezantimin sepse s’kemi energji për të humbur kot.”

Kjo deklaratë u bë mes tensioneve të zakonshme mes mazhorancës dhe opozitës, teksa kjo e fundit akuzoi qeverinë për bllokim të nismave të saj dhe shtyrje të qëllimshme të seancave. Balla kërkoi të kthehej vëmendja tek axhenda ligjore dhe jo në debate procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...