27.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Aksident i rëndë në Sarandë–Delvinë, makina bie nga ura: plagoset rëndë 62-vjeçari

 

SARANDË – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Buronjë, përgjatë segmentit rrugor Sarandë – Delvinë, ku një automjet i tipit ‘Toyota Auris’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit, 62-vjeçarin Nishan Ballaci.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, të cilët u gjendën të parët në vendin e ngjarjes, shoferi udhëtonte i vetëm dhe automjeti përfundoi në një kanal poshtë urës. Ata ndërhynë menjëherë për ta nxjerrë të lënduarin dhe për të dhënë ndihmën e parë.

Ballaci u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Sarandës, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u dërgua me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Deri tani, nuk janë dhënë detaje nëse bëhet fjalë për humbje kontrolli, probleme teknike apo faktorë të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...