21.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Babai i Stresit mohon pretendimet e Veleshnjës: “Çmimi prej 60 mijë euro është marrë, deklaratat janë shpifje”

Një deklaratë e bujshme nga aktori Rrezart Veleshnja ka ngjallur debat në rrjet, pasi ai pretendoi se fituesi i “Big Brother VIP Kosova 1”, Arkimed Lushaj (Stresi), nuk i ka marrë ende 60 mijë eurot e çmimit të madh, dy vite pas përfundimit të spektaklit.

Por menjëherë ka ardhur një reagim i fortë dhe i drejtpërdrejtë nga babai i reperit, Sali Lushaj, i cili foli për televizionin Klan Kosova, duke e cilësuar deklaratën si të pavërtetë dhe shpifje.

“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, deklaroi Sali Lushaj.

Ai sqaroi se pas përfundimit të spektaklit, ishte vetë ai që nënshkroi kontratën me drejtorin e televizionit dhe se pagesa është kryer pa asnjë pengesë.

Ky reagim i menjëhershëm ka për qëllim të hedhë poshtë çdo spekulim mbi procesin financiar pas fitores së Stresit në BBVK1. Deri më tani, nuk ka një reagim nga vetë Arkimed Lushaj apo produksioni i spektaklit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...