27.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Rinumërimi i kutive të votimit: PD do të analizojë procesverbalet e Peqinit dhe Gramshit, nesër vijon Tirana

Procesi i verifikimit të kutive të votimit ka vijuar sot me 94 kuti nga Peqini dhe Gramshi, ku janë bërë konstatime të dokumentuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Procesverbalet e konstatimit do t’i vihen në dispozicion Partisë Demokratike-ASHM, e cila pritet të analizojë të dhënat dhe më pas të depozitojë kërkesat e saj pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në seancën e radhës.

Ndërkohë, nesër pritet të rinisë procesi i rinumërimit për qarkun e Tiranës, ku vëzhguesit e Partisë Demokratike kanë konstatuar disa parregullsi gjatë verifikimeve paraprake. Ky proces është pjesë e kërkesës së opozitës për transparencë dhe rivlerësim të rezultatit të zgjedhjeve, veçanërisht në zona ku sipas tyre janë shfaqur shkelje të rregullave zgjedhore.

Në fokus të KQZ dhe KAS mbetet garantimi i integritetit të procesit dhe adresimi i çdo pretendimi të partive në përputhje me ligjin zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...