40.4 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Aksidenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Shoferi përfundon në pranga, të miturit kishin kaluar me semafor të kuq

Policia e Tiranës ka arrestuar Ekerem Skurenin, 41-vjeçarin që përplasi me automjetin e tij dy monopatina në të cilat ndodheshin tre të mitur, gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Skureni akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa është vënë nën hetim për pasojat e shkaktuara në shëndetin e fëmijëve, njëri prej të cilëve mbetet në gjendje të rëndë.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se fëmijët kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi ka qenë në lëvizje me semafor portokalli, çka e ndërlikon më tej dinamikën e ngjarjes.

Autoritetet po thellojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht përgjegjësinë ligjore të secilit palë, ndërsa grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë rrugore të fëmijëve dhe përdorimin e monopatinave elektrike në akse të frekuentuara, duke rikthyer në vëmendje nevojën për ndërgjegjësim dhe respektim të sinjalistikës rrugore nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 12 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të gatshëm për të marrë iniciativa. Një vendim i rëndësishëm mund të sjellë zhvillime pozitive. Në dashuri, shmangni...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 12 Gusht 2026

0
Për 12 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të vijojë moti i nxehtë dhe kryesisht i thatë, me kthjellime dhe shumë diell në pjesën më...

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...