40.4 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Zgjedhja e Avokatit të Popullit shtyhet për në shtator – Peleshi: Duhet dakordësi me opozitën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, deklaroi sot në Kuvend se përzgjedhja e Avokatit të Popullit është më e mundshme të zhvillohet në muajin shtator, pasi kërkon një proces të dakordësuar mes maxhorancës dhe opozitës.

Duke iu referuar kërkesës së opozitës për përfshirjen e këtij procesi në rendin e ditës, Peleshi theksoi se shumica është e hapur për të dëgjuar propozimet, por vendimmarrja duhet të jetë rezultat i një diskutimi të thelluar dhe të ndershëm institucional.

“Të ulemi dhe të dëgjojmë propozimet e opozitës, duke respektuar edhe traditën e propozimeve që vijnë nga opozita, por maxhoranca para se të votojë ka të drejtën të njihet me të gjithë,” – u shpreh Peleshi, duke shtuar se të gjitha kandidaturat e deritanishme janë depozituar nga opozita dhe kanë kaluar filtrat në komisione.

Ai shtoi se kishte zhvilluar më herët një bisedë me deputetin Flamur Noka për të rifilluar procesin pas zgjedhjeve, por sipas tij, me vetëm një seancë parlamentare të mbetur, më e arsyeshme është që procesi të përmbyllet në shtator.

Peleshi siguroi se PS nuk ka asnjë kundërshtim për vijimin e procesit, por kërkoi kohë dhe bashkëpunim për një zgjedhje të dakordësuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 12 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të gatshëm për të marrë iniciativa. Një vendim i rëndësishëm mund të sjellë zhvillime pozitive. Në dashuri, shmangni...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 12 Gusht 2026

0
Për 12 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të vijojë moti i nxehtë dhe kryesisht i thatë, me kthjellime dhe shumë diell në pjesën më...

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...