40.4 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Balla refuzon votimin e menjëhershëm për Avokatin e Popullit: “Nuk ka konsensus, ndërtimi i procesit është i domosdoshëm”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ndaj kërkesës së opozitës për të kaluar në votim kandidaturën për Avokatin e Popullit, duke theksuar se mungesa e konsensusit dhe mosrespektimi i një procesi të dakordësuar e bëjnë të pamundur këtë hap në seancën aktuale.

“Nuk shkruhet askund që Avokati i Popullit i takon opozitës, por ka një rregull të pashkruar, të cilin ne e kemi respektuar gjithmonë,” deklaroi Balla, duke sjellë në kujtesë modelin e vitit 2012, kur sipas tij u ndoq një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, me konkurrencë të hapur dhe konsultim mes palëve.

Sipas tij, kërkesa e opozitës për të votuar një emër të vetëm është e papranueshme dhe ultimative:

“Ju nuk mund të vini me qëndrimin ‘o ky, o s’ka’. Peleshi, Çuçi dhe unë kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur ndërtimin e një procesi. Sillni katër kandidatura, hiqen dy nga mazhoranca dhe shkohet në votim me dy të mbetura,” tha Balla.

Ai theksoi se për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojiten 84 vota, të cilat nuk janë të garantuara pa bashkëpunim ndërpalak.

Në fund, Balla hodhi poshtë akuzat për zvarritje, duke ia adresuar opozitës përgjegjësinë për mosrealizimin e marrëveshjes së dakordësuar:

“Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni këtë çështje,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 12 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të gatshëm për të marrë iniciativa. Një vendim i rëndësishëm mund të sjellë zhvillime pozitive. Në dashuri, shmangni...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 12 Gusht 2026

0
Për 12 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të vijojë moti i nxehtë dhe kryesisht i thatë, me kthjellime dhe shumë diell në pjesën më...

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...