40.4 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-ASHM për pavlefshmëri në Qarkun Vlorë

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë kërkesën ankimore të koalicionit opozitar “PD-ASHM” për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Qarkun Vlorë. Vendimi vjen pas shqyrtimit të pretendimeve të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, të cilët kishin ankimuar vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Gjatë seancës, PD ngriti shqetësime për shkelje të pretenduara në proces, veçanërisht në lidhje me votën e diasporës dhe dyshime për manipulim të rezultatit zgjedhor.

Megjithatë, Kolegji Zgjedhor i cilësoi këto pretendime të pabazuara në prova, duke vendosur rrëzimin e kërkesës ankimore.

Ky është vendimi i katërt rradhazi në disfavor të opozitës, pas rrëzimit të kërkesave të ngjashme për qarqet Berat, Dibër dhe Shkodër dy ditë më parë.

Me këtë vendim, konsolidohet rezultati zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Qarkun Vlorë, ndërkohë që opozita mbetet e vendosur për të vijuar betejën politike për, siç thotë ajo, rikthimin e besimit te vota e lirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 12 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të gatshëm për të marrë iniciativa. Një vendim i rëndësishëm mund të sjellë zhvillime pozitive. Në dashuri, shmangni...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 12 Gusht 2026

0
Për 12 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të vijojë moti i nxehtë dhe kryesisht i thatë, me kthjellime dhe shumë diell në pjesën më...

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...