34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ekstradim nga Dubai në Shqipëri – Policia finalizon arrestimin e një të shumëkërkuari shqiptar në kuadër të operacionit “The Wanted”

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se vijon me intensitet të lartë operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, i cili synon kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, autoritetet bëjnë me dije se, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës, Interpol Abu Dhabi dhe partnerëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai në Shqipëri të shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç.

I dyshuari konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është i akuzuar për një sërë veprash penale të rënda, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, përfshirë:
• Vrasje me paramendim, në formën e bashkëpunimit kriminal;
• Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve;
• Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal;
• Kryerje veprash penale nga organizata kriminale;
• Sigurim kushtesh dhe mjeteve materiale për kryerje vrasjesh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia informon se detajet për orën e mbërritjes së shtetasit D. B. në Shqipëri do të bëhen publike me një njoftim të dytë.

Ky është një tjetër zhvillim i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve për të goditur krimin e organizuar dhe për të sjellë para drejtësisë personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...