9.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Xheneta Fetahu flet hapur për raportin me Gjestin pas “BBVK3”: “Ndryshova orarin e palestrës që të mos e takoja”

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka rrëfyer detaje të reja për marrëdhënien me Gjestin, duke hedhur dritë mbi raportet e tyre pas përfundimit të spektaklit.

Në një lidhje live në TikTok, Xheneta tha se është ndeshur disa herë rastësisht me të, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër, gjë që e ka bërë të ndryshojë madje dhe orarin e stërvitjes:
Kur kuptova në çfarë ore ushtron, e ndryshova orarin. Nuk doja të përplaseshim,” u shpreh ajo me humor.

Megjithatë, ajo tregoi se ka ruajtur korrektësinë dhe i ka uruar atij ditëlindjen me një mesazh, por pa marrë përgjigje:
Ia kam uruar ditëlindjen me mesazh. I urova suksese, por nuk më është përgjigjur. S’ka problem, kemi ngrënë bukë bashkë.”

Sipas Xhenetës, takimet e rastësishme pas spektaklit kanë qenë të ftohta, ndërsa Gjestit, sipas saj, i dukej se ishte në siklet në prani të saj:
“Kur më pa live, më shikonte sikur kishte frikë. I thashë: aman, s’do të të mbys, ka mbaruar Big Brother,” përfundoi ajo me ironi.

Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale nga fansat e reality show-t.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...