24.6 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Akt vandalizmi ndaj shtatores së Skënderbeut në Prizren

Prizreni është tronditur nga një akt vandalizmi ndaj shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Përkrenarja dhe shpata e monumentit, i vendosur në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina”, janë lyer me ngjyrë ari nga autorë ende të paidentifikuar.

Shoqata “Trojet e Arbrit” e ka dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si një sulm të qëllimshëm ndaj figurës më të madhe të historisë kombëtare.

Kjo është një shëmti e papranueshme, një provokim që prek jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare,” – shkruan kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, në një reagim publik. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të rendit dhe drejtësisë të zbardhin sa më shpejt autorët dhe t’i nxjerrin para përgjegjësisë.

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren u inaugurua më 28 nëntor 2020 dhe ka një simbolikë të veçantë për qytetin që mbart trashëgiminë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...