14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kina godet sërish korrupsionin në futboll, dy ish-zyrtarë dënohen me mbi 10 vite burg

Fushata e ashpër e Kinës kundër korrupsionit në futboll vijon me dënime të reja të bujshme. Pas ish-trajnerit të kombëtares Li Tie, i cili pak muaj më parë mori 20 vite burg, këtë herë gjykatat kineze kanë dënuar dy funksionarë të lartë të futbollit vendas.

Liu Jun, ish-president i Superligës kineze dhe figurë e njohur edhe në Europë si ish-administrator i deleguar i Interit në vitin 2016, është dënuar me 11 vite burg dhe gjobë prej 132 mijë eurosh. Për vite me radhë ai ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të grupit Suning, përfshirë edhe klubin Jiangsu Suning që më pas u shpërbë.

Në të njëjtin proces është dënuar edhe Uang Xiaoping, ish-kreu i komisionit disiplinor të Federatës Kineze të Futbollit, i cili do të vuajë 10 vite burg dhe një gjobë prej 84 mijë eurosh.

Të dy janë shpallur fajtorë për marrje ryshfetesh, megjithëse autoritetet kineze nuk kanë bërë publike detaje për çështjet konkrete që i implikojnë.

Kjo është një tjetër lëvizje e fuqishme e qeverisë kineze në përpjekjen për të pastruar futbollin e vendit nga trukimet dhe korrupsioni që prej disa vitesh ka ndikuar në imazhin e kampionatit vendas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...