24.6 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Simboli historik i Vlorës drejt mbylljes: Burimi i ujit në “Ujin e Ftohtë” bllokohet nga inertet

Një prej simboleve historike të qytetit të Vlorës, burimi i ujit pranë tunelit në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë”, po rrezikon të mbyllet plotësisht. Prej dekadash ky burim ka qenë një pikë e rëndësishme për qytetarët, por sot rrjedha e tij është bllokuar nga mbetjet dhe inertet e grumbulluara aty.

Banorët e Vlorës e konsiderojnë këtë burim si një vend me rëndësi të madhe sociale, sidomos për ata që nuk kanë ujë të rrjedhshëm në banesat e tyre. Sipas tyre, ndotja mund të jetë rezultat i hedhjes së qëllimshme të mbetjeve ndërtimore për të mbyllur burimin.

“Ne vijmë çdo ditë për të marrë ujë. Tani është e pamundur të mbushësh si më parë. Duket sikur dikush ka hedhur qëllimisht mbeturina për ta mbyllur,” shprehen disa qytetarë të shqetësuar.

Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që mendojnë se depozitimi i mbetjeve nuk është qëllim, por pasojë e detit me dallgë, i cili në ditët me mot të keq i ka sjellë ato drejt bregdetit dhe burimit.

Shqetësim për cilësinë e ujit

Përveç pengesës fizike për të mbushur ujë, disa banorë kanë ngritur edhe alarmin për cilësinë e tij. Sipas tyre, mungesa e kontrollit mund të bëjë që uji të mos jetë i sigurt për konsum.

Ky burim përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë të Vlorës dhe rrethinave, duke e kthyer atë në një pikë të domosdoshme furnizimi.

Apeli i qytetarëve

Banorët kërkojnë që autoritetet lokale të ndërhyjnë menjëherë për pastrimin e zonës dhe kthimin e burimit në gjendjen e mëparshme. Ata theksojnë se ky burim nuk është vetëm një pikë furnizimi, por edhe pjesë e identitetit historik të qytetit.

“Është simbol i Vlorës. Duhet të pastrohet dhe të ruhet si më parë, jo të lihen mbeturinat ta shkatërrojnë,” – shprehen banorët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...