26.8 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Tragjedi në Los Angeles: Dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur nga të shtënat në një festë ditëlindjeje

Një festë që po mbahej në qytetin e Los Anxhelosit u kthye në një skenë tragjedie, pasi nga disa të shtëna me armë zjarri humbën jetën dy persona, ndërsa gjashtë të tjerë mbetën të plagosur. Policia e qytetit ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa dyshohet se pas sulmit qëndrojnë anëtarë të bandave kriminale.

Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi të dielën mbrëma në një lagje të qytetit, ku një grup njerëzish po festonin një ditëlindje. Drejtuesja e Policisë së Los Anxhelosit, Leticia Ruiz, bëri të ditur se oficerët që po patrullonin zonën vunë re një person të armatosur që po vraponte drejt festës dhe ndërhynë për ta ndaluar, duke përfunduar festën rreth orës 23:00. Një i dyshuar u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Por dy orë më vonë, situata agravoi më tej. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë drejt turmës që ende ndodhej në zonë. Si pasojë, një burrë rreth 25-30 vjeç humbi jetën në vend, ndërsa një grua 52-vjeçare ndërroi jetë në spital. Dy burra të tjerë, të moshës 34 dhe 37 vjeç, ndodhen në gjendje kritike, ndërsa katër persona të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët okularë deklaruan se të shtënat erdhën nga një sedan i kuq, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia. Autori apo autorët mbeten ende në arrati, ndërkohë që njësia e vrasjeve e LAPD-së vijon hetimet intensive në terren.

Ky incident i rëndë ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rihapur debatet mbi dhunën me armë dhe sigurinë publike në qytetet e mëdha amerikane. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë informacione, të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...