30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Dosjet e heshtura” – Agron Malaj, kandidati i zgjedhur i PS, nën hetim nga SPAK për plagosje dhe abuzim me tenderë

Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe tashmë kandidat i zgjedhur për Parlamentin nga radhët e Partisë Socialiste, rezulton të ketë një të kaluar të mbushur me akuza penale dhe vendime gjykate. CNA ka zbuluar dy dosje të rënda që po hetohen aktualisht nga SPAK-u, përfshirë një dënim të vitit 1999 dhe dyshime serioze për abuzime me tenderë publikë në bashkëpunim me drejtues të lartë vendorë.

Në një dokument të siguruar nga CNA, thuhet se në vitin 1999, Agron Malaj – atëherë 19 vjeç – u dënua me 10 muaj burg për mbajtje pa leje të armëve luftarake, pas një incidenti të rëndë në një lokal ku u plagosën dy persona, B.B. dhe A.Gj. Ndërsa akuza për plagosje me dashje u pushua për shkak të tërheqjes së padisë nga i dëmtuari, vendimi penal mbeti në fuqi.

Por problemet ligjore të Malajt nuk ndalen aty. Sipas të njëjtave burime, ai është nën hetim së bashku me vëllain e tij, Fatos Malaj, dhe Elvin Tivarin, për skema të dyshuara korrupsioni që lidhen me dhënie tenderësh publikë përmes kompanisë “Global Security”. Hetimet flasin për një rrjet bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Matit, ku tenderët dyshohet se janë shpërndarë në mënyrë të koordinuar mes bizneseve të lidhura me familjen Malaj.

“Ky nuk është fundi”, paralajmëron CNA, duke shtuar se ditët në vijim do të publikojë dokumente të tjera që zbulojnë rrjetin e interesave dhe përfitimeve të dyshuara, që shtrihen përtej dy bashkive.

Aktualisht, Malaj pritet të marrë mandatin si deputet në Parlamentin e ri, ndërsa SPAK vijon hetimet mbi veprimtarinë e tij të kaluar dhe të tashme. Kjo çështje ngre pikëpyetje serioze mbi filtrat e pastërtisë së figurës së kandidatëve për poste publike, në një kohë kur integriteti në politikë mbetet një nga temat më të debatueshme në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...