29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Tragjedi në Durrës: 65-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i tretë i banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një grua 65-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8, pranë Spitalit Rajonal të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e moshuara ka rënë nga dritarja e tualetit, por ende nuk dihen me saktësi rrethanat e plota të incidentit tragjik.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e rënies. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se 65-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në këtë ngjarje fatkeqe.

Trupi i pajetë është transportuar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa dëshmitë e familjarëve pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...

“Refuzimi i lirimit të Ilir Metës ndez përplasje në Apelin e Posaçëm” – Avokati...

0
Një situatë e tensionuar është regjistruar jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Apelit, menjëherë pas vendimit për të lënë në qeli ish-Presidentin e...

“Jonaid Myzyri emërohet në krye të OBP-së, zëvendëson Pogajn që dha dorëheqjen” – Ish-kreu...

0
Jonaid Myzyri është emëruar drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke zëvendësuar Arlinda Pogajn, e cila më herët dha dorëheqjen nga detyra. Emërimi...

“14 masa sigurie dhe 3 në kërkim” – Zbulohet skema e falsifikimit të pronave...

0
Një hetim 7-mujor i Policisë së Shtetit ka finalizuar një operacion të gjerë të koduar “Tjetërsimi”, duke zbuluar një skemë kriminale të dyshuar për...