29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“50 vjet pa pastrim, zjarri përpin pyjet e Gjinoqarit” – Rreth 4 hektarë nën flakë në Patos

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë rreth 4 hektarë pyll me pisha në zonën e Gjinoqarit, në bashkinë Patos, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në një masiv pyjor që nuk është pastruar prej më shumë se pesë dekadash.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe terrenit të papastruar, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen nga toka. Sipas kryeplakut të fshatit, Nuri Gllava, “masivi pyjor nuk është prekur nga asnjë pastrim për mbi 50 vite, duke e shndërruar në një fuçi baruti.”

Zjarrfikëset kanë hasur vështirësi për të hyrë në zonë, ndërsa era po përhap flakët në disa drejtime, duke rrezikuar edhe zonat e banuara përreth. Dy mjete zjarrfikëse do të qëndrojnë në gatishmëri gjatë gjithë natës për të mbrojtur perimetrin, ndërsa për ditën e nesërme është parashikuar ndërhyrje nga ajri për të ndalur përhapjen e zjarrit.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa banorët janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të pronave. Ndërhyrja e shpejtë nga ajri pritet të jetë vendimtare në frenimin e flakëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...