34.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Vjedhje spektakolare në Paris, zhduken bizhuteri me vlerë 1 milion euro nga banesa e një gruaje

Një grua në kryeqytetin francez ka denoncuar në polici vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 1 milion euro nga banesa e saj në lagjen e 5-të të Parisit. Ngjarja u zbulua pasi e zonja e shtëpisë u kthye nga një pushim dyjavor dhe konstatoi mungesën e sendeve të çmuara.

Hetimet paraprake tregojnë se para nisjes për pushime, ajo kishte lënë çelësat e banesës në kutinë postare, çka dyshohet të ketë lehtësuar hyrjen e grabitësve. Policia dyshon për një vjedhje me thyerje, duke qenë se në lojë janë sende me vlerë të lartë.

Rasti po ndiqet nga policia specializuar për krimin e organizuar, ndërsa deri më tani nuk ka të arrestuar. Autoritetet paralajmërojnë se periudhat e pushimeve shpesh shfrytëzohen nga grabitësit, për shkak të mungesës së banorëve në banesa, duke ulur rrezikun e kapjes në flagrancë.

Forcat e rendit rekomandojnë qytetarët që të marrin masa parandaluese, si krijimi i përshtypjes së pranisë në banesë dhe shmangia e publikimit të planeve të pushimeve në rrjetet sociale, për të evituar vjedhjet e mundshme gjatë periudhave të largimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...