34.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Vlora, destinacioni i preferuar i elitës globale – Miliarderi francez Bernard Arnault pushon në bregdetin shqiptar

Vlora është kthyer në qendër të vëmendjes së elitës ndërkombëtare këtë verë. Miliarderi francez Bernard Arnault, një nga biznesmenët më të fuqishëm në botë dhe kryetar e CEO i konglomeratit luksoz LVMH, ndodhet aktualisht duke shijuar pushimet e tij verore në jahtin superluksoz në ujërat kristal të bregdetit shqiptar.

Arnault, i cili renditet i gjashti në listën e personave më të pasur në botë me një pasuri mbi 150 miliardë dollarë, është fotografuar pranë Gadishullit të Karaburunit, duke konfirmuar praninë e tij në Shqipëri.

Kjo vizitë vjen vetëm pak javë pas qëndrimeve në rivierën shqiptare të emrave të njohur si Jared Kushner, Ivanka Trump dhe Richard Grenell, duke nxjerrë në pah Vlora si një destinacion gjithnjë e më të preferuar për personazhet më të shquar ndërkombëtarë.

Ekspertët e turizmit shprehen se prania e jahteve luksoze dhe miliarderëve nuk është më rastësi, por një tendencë e re që po forcohet si pjesë e sezonit veror 2025 në Shqipëri.

Vlora po bëhet kështu një pikë referimi në hartën globale të turizmit elitë, duke tërhequr vëmendjen e botës dhe duke shënuar një rritje të rëndësishme në profilin e saj ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...