34.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Nëna shqiptare tenton të shpëtojë djalin nga burgu, arrestohen të dy në SHBA

Një ngjarje dramatike ka tronditur komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara, pas një gare të paligjshme me dy makina BMW në Garden State Parkway të New Jersey-t, që përfundoi me vdekjen e një 20-vjeçari nga Staten Island më 29 qershor.

Shoferi i BMW X3, Alvi Limani, u largua nga vendi i aksidentit në tentativë për të shmangur përgjegjësinë, ndërsa në ndihmë të tij erdhi nëna, Vilma Vneshta. Ajo e shoqëroi djalin deri në Miami, duke u përpjekur t’i ndihmojë të shmangte arrestimin.

Autoritetet e New Jersey-t kanë arrestuar të dy më 17 korrik dhe po përgatiten për ekstradimin e tyre drejt vendit ku do të përballen me drejtësinë. Alvi Limani përballet me akuza serioze, duke përfshirë vrasjen me dashje dhe largimin nga vendi i ngjarjes, ndërsa ndaj nënës Vneshta rëndojnë akuzat për pengim të hetimeve.

Hetimet janë ende në vazhdim dhe policia po kërkon dëshmi të mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike që tronditi trafikun në Garden State Parkway.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...