37.7 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

“Na mbyllën derën me dry” – Gazetarët e News24: Nuk ishim në transmetim, jo për fajin tonë

Një mëngjes i pazakontë dhe i rëndë ka goditur redaksinë e News24. Rreth orës 06:00, dera e televizionit është mbyllur me dry nga autoritetet, duke ndërprerë transmetimin dhe duke shkaktuar reagime të forta nga stafi.

“Pashë derën e televizionit ku punoj të mbyllur me dry, nga forca e pushtetit,” tregoi një prej gazetarëve, i cili bashkë me kolegët u përpoq të hynte në godinën e redaksisë.

Sipas tyre, ndërhyrja ndodhi në godinën e re të televizionit, e cila, siç konfirmon Ministria e Ekonomisë, “nuk është nën administrimin e kompanisë ‘Kajo’, por i përket ‘Panorama Group’, me kontratë qiraje deri në vitin 2033.”

Për të treguar se ndërprerja nuk ishte për fajin e tyre, gazetarët u futën “live” në YouTube. Momenti më i ndjeshëm ndodhi kur drejtoresha Anila Jole shpërtheu në lot.

“Nuk ishin lot për muret e një godine, por për lirinë e fjalës dhe shprehjes, për mundin e shumë viteve pune të ndershme,” tha një gazetar, duke theksuar se stafi e konsideron televizionin si familje.

Ndërhyrja, sipas dëshmive, u krye fillimisht nga policia dhe më pas nga ushtria me policinë ushtarake. Shumë prej punonjësve qëndruan me orë para portës së mbyllur.

“Një familjeje mund t’i heqësh strehën, por nuk mund t’i ndash zemrën, dashurinë, besimin dhe përkushtimin. News24 do të mbetet gjithmonë një familje e fortë edhe pa mure e çati,” u shpreh një prej gazetarëve të pranishëm.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa pritet që autoritetet dhe drejtuesit e medias të japin sqarime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...