20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Shqiptari 23-vjeçar kapet në Zvicër me kokainë dhe mijëra franga cash

Një 23-vjeçar shqiptar, që kishte hyrë në Zvicër si turist, ka përfunduar pas hekurave pasi u kap në trafik kokaine. Sipas policisë zvicerane, i riu ishte pjesë e një rrjeti shpërndarësish droge, duke furnizuar klientë vendas në zonën e Bellinzonës.

Arrestimi u krye të hënën, pas një operacioni të befasishëm të policisë dhe prokurorisë publike. “Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit u sekuestruan dhjetëra doza kokaine, 1 mijë franga zvicerane, qindra euro cash dhe prova të tjera të aktivitetit kriminal,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Autoritetet po hetojnë edhe për pastrim parash dhe shkelje të ligjit federal për të huajt, pasi dyshohet se fitimet nga droga ishin futur në qarkullim përmes kanaleve të paligjshme.

“Gjykatësi përgjegjës për masat shtrënguese ka konfirmuar arrestimin,” deklaroi policia, duke shtuar se hetimet për rrjetin e shpërndarjes vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...