36.2 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Zjarret në Gramsh, përfshihet nga flakët edhe fshati Harunas – gjashtë të plagosur dhe një viktimë

Situata e zjarreve në Gramsh po përkeqësohet nga ora në orë. Mësohet se flakët kanë përfshirë edhe fshatin Harunas, ku ndërhyrja e forcave të emergjencës është bërë e pamundur, pasi rruga është e bllokuar nga zjarri dhe rrezikohet jeta e ekipeve zjarrfikëse.

Deri më tani raportohet për gjashtë persona të plagosur si pasojë e zjarreve që kanë shkrumbuar zona të gjera të rrethit.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e banorëve nga fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie. Në Kullollas, një i moshuar rreth 80 vjeç humbi jetën pasi, sipas hetimeve paraprake, zjarri që kishte ndezur në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe ai u asfiksua. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke prekur disa fshatra të tjerë.

Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile ndodhen në gatishmëri të plotë, ndërsa situata mbetet kritike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...