Reperi Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh në rrjetet sociale.
Ai shpjegoi se largimi i përkohshëm lidhet me një problem personal:
“Edi jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon pranë juve, si gjith me dek sistemin,”- shkroi Gjesti.
Reperi theksoi gjithashtu se po përballet me një padrejtësi që po e pengon të ecë përpara, duke preferuar të mos zbulojë detaje:
“Jon do sene që unë s’po du mi nda në media se nuk ja vlen… Po për juve ni sqarim t’vogël: deri sa të përfundojë ni padrejtësi që mu ka bo, nuk muj me kon aktiv.”

Mesazhi i tij vjen pas një periudhe heshtjeje, duke qartësuar për ndjekësit se rikthimi i tij në muzikë varet nga përfundimi i situatës personale.






