17.5 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Shpat Kasapi mohon përleshjen në dasmë: “Thjesht një debat i vogël, askush nuk më ka prekur”

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Kasapi mohoi kategorikisht lajmet për rrahje, duke theksuar se situata ishte shumë më e qetë sesa u raportua.

“U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët… por në të vërtetë nuk ka pasur asnjë rrahje. Thjesht u nisa pak vonë për shkak të kolonës. Një dasmor më tha: ‘Shpat, je vonuar, por këndo’, dhe unë iu përgjigja se do të këndoj më shumë për ta kompensuar vonesën,” tregoi ai.

Kasapi sqaroi se tensioni kishte lindur vetëm gjatë momentit të pagesës: “Në fund thanë: ‘Ti s’ke kënduar, nuk do ta marrësh pagesën’. Pak u agravova, ata gjithashtu, dhe u bë një debat i vogël. Por askush nuk më ka prekur dhe askush nuk më ka ngacmuar,” shtoi këngëtari.

Ai paralajmëroi gjithashtu se do të kërkojë përgjegjësi ndaj atyre që shpifën për këtë ngjarje: “Shpifësin e këtij lajmi do ta gjej,” u shpreh Kasapi.

Ky reagim vjen pas një valë lajmesh të shpejta në mediat sociale, që kishin krijuar një imazh të gabuar për situatën gjatë dasmës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...