23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Babai shqiptar vrau gruan përballë fëmijëve, 18-vjeçarja rrëfen tmerrin e momentit

Një krim brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë ka tronditur publikun pak ditë më parë. Një 36-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, u vra nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre, ndërsa një prej vajzave të tyre, 18-vjeçarja, ishte dëshmitare e ngjarjes makabre.

Në një rrëfim për mediat greke, vajza tregon se babai i saj ishte xheloz dhe grindja mes prindërve ishte shkak i vrasjes. “Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz, prandaj e vrau. Ata ishin grindur më parë, por nuk ishte kështu. Ne ishim mirë. Ai punonte normalisht, nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’. Ai po shikonte telefonin e saj”, tregon ajo.

Vajza përshkruan momentet tragjike: “Nëna ime po bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe ai e vrau shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, kur ai e goditi me thikë, kur ajo po bërtiste, kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë”. Ajo shton se bashkë me të ishte edhe vëllai 13-vjeçar: “Mami i kishte kërkuar ndarjen. Ata ishin në dhomë duke bërtitur, por nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija. Pastaj mami filloi të thoshte ‘do të më vrasësh’ dhe u përplas me fatkeqësinë”.

Ngjarja ka lënë pas një familje të shkatërruar dhe një qytet të tronditur, ndërsa autoritetet greke po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...