24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Starship bën histori: SpaceX realizon me sukses fluturimin e 10-të provë

SpaceX ka shënuar sot një moment historik, duke përmbyllur me sukses fluturimin e 10-të provë të Starship, pas një sërë pengesash dhe anulimesh. Ky sukses përfaqëson një hap të madh për Elon Musk dhe projektet ambicioze të kompanisë së tij.

Starship, anija kozmike gjigante që pritet të përdoret për misionin Artemis III të NASA-s në Hënë dhe për udhëtime të ardhshme drejt Marsit, u nis nga baza Starbase në Teksas në orën 01:30 sipas kohës lokale.

Dy përpjekjet e mëparshme për lëshim, të planifikuara për të dielën dhe të hënën, kishin dështuar: e para për shkak të një rrjedhjeje oksigjeni të lëngshëm, dhe e dyta u anulua dy minuta para numërimit mbrapsht për shkak të moti të keq.

Pas 66 minutash fluturimi, Starship arriti të realizojë uljen e planifikuar në Oqeanin Indian. Pamjet e transmetuara nga një kamerë e vendosur në zonën e uljes tregojnë momentin mbresëlënës kur anija kozmike prek oqeanin me saktësi.

Ky sukses forcon besimin tek vizioni i Elon Musk për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të ripërdorshëm lëshimi dhe shënon një pikë kthese në garën hapësinore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...