25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

“Do korrni atë që mbillni” – Postimi i dyshimtë i Stresit pas shpërthimit në shtëpinë e Jozefin Markut

Arkimed Lushaj, i njohur nga publiku si Stresi, ka ngjallur reagime në rrjet pas një postimi të fundit në Instagram, që fansat e kanë interpretuar si një “kunj” të drejtpërdrejtë ndaj ish-banorëve të BBVA, e veçanërisht ndaj Jozefin Markut.

Në një InstaStory, këngëtari publikoi një foto të shoqëruar me shprehjen:
“Do korrni atë që mbillni.”

Ky reagim vjen pak ditë pas shpërthimit me tritol në shtëpinë e Jozefin Markut, si dhe jo shumë kohë pas publikimit të një videoje të përfolur mes Stresit dhe Jozit, ku shfaqej një moment i diskutueshëm gjatë një bisede.

Në videon që qarkulloi në TikTok, dëgjohet dialogu:

JOZI: “Çka i ke çunat e Fushë-Krujës?”
STRESI: “Vëllezër.”
JOZI: “Më puth.”

Stresi e plotëson kërkesën menjëherë, por fansat e interpretuan skenën si një formë presioni nga ana e Jozit, sidomos pas komenteve publike që reperi kishte bërë për të më herët. Madje, në rrjet u përfol edhe mundësia që videoja të ishte filmua pas një episodi dhune.

Megjithëse Stresi nuk ka përmendur emra, ndjekësit e lidhën postimin e tij me ngjarjet e fundit dhe konfliktet e aluduara mes tij dhe Jozefin Markut.

Deri më tani, as Stresi dhe as Jozi nuk kanë dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë për lidhjen mes videos, postimeve dhe shpërthimit me tritol.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...