25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Shpëtohet fëmija nga Korça, transportohet me helikopter drejt Tiranës pas bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes

Një ngjarje alarmante është regjistruar sot në Korçë, ku një fëmijë u raportua se kishte pasur bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, pasi një objekt i huaj – fillimisht dyshohej një kokërr fasule – kishte kaluar në rrugët e poshtme respiratore.

Gjendja e fëmijës ishte kritike, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Për këtë arsye, u bë e mundur transporti i tij urgjent me helikopter nga Korça drejt Tiranës, ku mjekët specialistë realizuan ndërhyrjen për shpëtimin e jetës.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të stafit mjekësor, objekti u hoq me sukses, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijës tashmë paraqitet e stabilizuar.

Sipas burimeve nga spitali, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim të mëtejshëm nën kujdesin e mjekëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...